Dy kompanitë e prodhimit të automobilave, “Fiat” dhe “Mazda”, lajmëruan të mërkurën për arritjen e një aleance, të fokusuar në zhvillimin e makinave sportive dy-vendëshe.
Në bazë të marrëveshjes, marka “Alfa Romeo”, pronësi e gjigantëve italianë, do të nisë të prodhohet në Japoni me një telajo dhe motor të ndryshëm, të përshtatur nga “Mazda”.
Ky model i ri sportiv do të jetë një hibrid me makinën “MX 5”, prodhimi më i suksesshëm që ka realizuar ndonjëherë shtëpia automobilistike japoneze.
Për të dy kompanitë, bashkëpunimi është i rëndësishëm edhe në kuadrin e reduktimit të humbjeve.
Nga ana e saj, “Mazda” pësoi një humbje rekord prej 1,3 miliardë dollarësh në vitin 2011, ndërsa gjendja e “Fiat” gjithashtu nuk është e mirë, me një rënie shitjesh prej 28% në vitin që shkoi.
Top Channel