Egjipti në zgjedhje presidenciale

23/05/2012 00:00

15 muaj nga permbysja e Hosni Mubarakut, egjiptjanet i drejtohen kutive
te votimit per zgjedhjet e para te lira presidenciale, mbajtja e te
cilave u be e mundur nga protestat e Pranveres Arabe.

Te drejten e votes e kane 50 milione vete. Radhe te gjata jane krijuar perpara qendrave te votimit, sidomos ne kryeqytetin Kajro.

Per zgjedhjet e cilesuara historike, anketuesit nuk mund te bejne nje parashikim te qarte se kush do te fitoje, ndërkohë që 13 kandidatët ofrojnë vizione të ndryshme për të ardhmen e vendit. Garen e kryesojne: Ahmed Shafik, ish-komandant i forcave ajrore dhe per pak kohe kryeminister gjate protestave te shkurtit 2011; Amer Musa, ish- minister i Jashtem dhe kryetar i Liges Arabe, Mohamed Mursi, lideri i vellazerise muslimane dhe partise se Drejtesise; Abdul Fotuh, kandidat i pavarur islamist.

Dy nga këta eksponentë kryesorë kanë shërbyer nën drejtimin e ish-presidentit Hosni Mubarak dhe kanë premtuar të rivendosin stabilitetin e të sigurojnë sundimin e një shteti laik. Kjo eshte nje dite e madhe per ne, tha nje votuese per BBC-ne, eshte nje moment vendimtar qe egjiptjanet te ndryshojne. nje tjeter kur u pyet sa kishte qe priste ne radhe, u pergjigj duke buzeqeshur: 30 vjet.

Faza e pare dyditore e votimeve nuk pritet te nxjerre nje fitues te menjehershem, ndaj mes kandidateve kryesore eshte planifikuar nje balotazh ne datat 16 dhe 17 qershor. Keshilli Ushtarak qe mori drejtimin e vendit shkurtin e vitit 2011, ka premtuar votim te lire e te ndershem, si dhe vendosjen e nje regjimi civil. Zgjedhjet ne Egjipt do te vene islamiket perballe laikeve dhe revolucionaret perballe ministrave te eres se Mubarakut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA