“U godita me shtatë plumba në fytyrë”, iranianët rrëfejnë dhunën brutale gjatë protestave antiqeveritare
Një gjykatë në Rusi dënoi me burgim dhjetë persona, katër prej të cilëve deri në fund të jetës së tyre, për vrasjen e 27 civilëve nëpërmjet vendosjes së një bombe në një tren të shpejtësisë së lartë në nëntor 2009.
130 persona të tjerë mbetën të plagosur pas shpërthimit që preku tre vagonat e fundit të linjës ekspres Moskë-Shën Pjetërburg.
Nëntë prej dhjetë të dënuarve janë anëtarë të të njëjtit fis. Ata u arresuan në banesat e tyre në Republikën e Ingushetisë, e ndodhur në Kaukazin e Veriut dhe e përfshirë nga lëvizjes separatiste si Çeçenia apo Dagestani fqinj.
Katër organizatorët kryesorë, u dënuan me burgim të përjetshëm pasi u shpallën fajtorë për vrasje masive, organizim të sulmeve terroriste dhe trafikun e armëve të paligjshme. Gjashtë bashkëpunëtorët do të qëndrojnë 7-8 vjet në burg, për pjesëmarrjen në këtë sulm terrorist.
Pak ditë pas sulmit të vitit 2009, një grup islamik në Kaukazin e Veriut mori përsipër përgjegjësinë e shpërthimit, duke theksuar se ngjarja u urdhërua nga njeri më i kërkuar në Rusi në atë kohë, lideri islamik Doku Umarov.
Njeriu më i kërkuar në Federatën Ruse, Umarov, është përgjegjës edhe për disa ngjarje të tjera terroriste, përfshi vendosjen e një bombe në janar 2011 në një aeroport në Moskë, duke shkaktuar vdekjen e 36 personave.
Top Channel