Rrudhja e ekonomisë në Eurozonë

22/05/2012 15:25

Kriza e Eurozonës përbën për momentin kërcënimin më të madh ndaj ekonomise globale.

Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) parashikon rrudhje me 0.1% të ekonomive në të 17 vendet përdoruese të euros gjatë këtij viti, përpara se rritja të marre hov me 0.9% vitin e ardhshëm.

Ndryshe nga sa ndodh me Eurozonën, ekonomia amerikane do të rritet sivjet me 2,4% dhe 2,6% në 2013-tën. OECD ka mbështetur thirrjet e disa vendeve europiane për të kombinuar shkurtimin e shpenzimeve me stimulimin e rritjes.

”Kriza e Eurozonës mbetet rreziku më i madh për perspektivën e ekonomise globale. Bilancet e Bankës Qendrore Europiane mund të përdoren më mire dhe në zonen e euros duhet të ketë lehtësira të mëtejshme për të shmangur thellimin e problemeve ne te ardhmen”, deklaroi Pier Carlo Padoan, një kryeekonomist.

Organizata këmbëngul se dështimi për të vepruar sot mund të çoje në përkeqësimin e krizes europiane e të perhapet edhe jashtë kufijve të Eurozonës me pasoja të rënda për ekonomine e gjithë globit.  

Përpara samitit informal të lidereve europiane në Bruksel, të mërkurën, OECD mbështeti thirrjet e presidentit të ri të Francës për marrjen e masave të tilla si prsh rritja e fondit europian të investimeve për projekte të infrastrukturës.

Konsolidimi fiskal duhet të ecë krah për krah me masat strukturore thuhet në deklaratë për ta bërë sa më pozitiv terrenin e iniciativave të rritjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA