Kryeministri britanik, David Kameron i ka thënë Greqisë që të pranojë masat antikrizë ose të largohet nga eurozona.
Ky është komenti më i hapur i bërë deri më sot nga kreu i qeverisë britanike i cili tha se vendet në eurozonë duhet të përgatiten tashmë për një dalje të Greqisë nga euro.
Kameron paralajmëroi Greqine se zgjedhjet reja të 17 qershorit duhet të jenë një votë për qëndrimin ose jo në Eurozonë. Nëse nuk jepet mesazh i qarte nga keto zgjedhje kjo mund të jetë shkaterrimtare per ekonominë botërore.
Këto deklarime të Kameron bëhen nga Amerika ku ai po merr pjesë në samitin e NATO-s e më parë në atë të G8-ës.
“Ne duhet t’i dergojme nje mesazh të qartë popullit grek. Alternative është aty ose votoni për të qëndruar ne euro bashke me tere angazhimet qe kani marre, ose nese votoni ndryshe, efektivisht po votoni per tu larguar nga euro”, tha
Kameron, që mesa kuptohet në unison edhe me udhëheqës të tjetrë evropianë dhe botërorë, kërkon një moment qartësie dhe deciziviteti për eurozonën.
Më heret ka qënë udhëheqësi britanik që ka sugjeruar që Greqia duhet të dale nga eurozona dhe t’i rikthehet dhrahmisë. Por mesa duket ky është shansi i dytë dhe i fundit, që udhëheqësit më me influencë në botë, nisur nga graviteti i situatës dhe pasojat katastrofike, duan t’i japin Athinës, për të evituar Armagedonin grek.
Nëse ekonomia evropiane dhe ajo botërore është më mirë me Greqinë në eurozonë apo jashtë saj, kjo mbetet nje pikepyetje dhe dileme qe do marr pergjigje menjeherë pas 17 qershorit në vartësi të zgjedhjeve greke.
Por ajo qe po thekson kryeministri britanik nga Amerika është se nuk ka me kohe per marrjen e vendimeve te dhimbshme, për të c’bërë symbylljen evropiane përpara borxhit galopant grek prej vitesh dhe mashtrimin grek të Evropës me shifrat.
Top Channel