Kanë, të gjithë me sytë nga Brad Pitt

22/05/2012 00:00

Brad Pitt ka mbërritur në Kanë duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, jo
vetëm fotografëve por edhe anëtarëve të jurisë për filmin e tij
“Killing Them Softly”.

Filmi, me regji të Andrew Dominik dhe me aktorët e tjerë James Gandolfini e Ray Liotta, bën fjalë për një të ri që quhet Coogan, me profesion “zgjidhës problemesh”, që thirret nga një organizatë mafioze.

Coogan, i interpretuar nga Pitt, do të zgjidhë problemin e mashtrimeve në tryezat e bizhozit. Ai e njeh mirë zanatin por gjatë rrugës has probleme të panjohura dhe luftën për pushtet mes klaneve kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA