Iraku paralajmëron Turqinë për pasoja

22/05/2012 19:00

Qeveria e Irakut paralajmëroi autoritetet turke se duhet të marrin miratimin e Bagdadit, nëse duan të ndërtojnë një naftësjellëse që do të transportojë naftë dhe gaz nga krahina autonome kurde në veri të Irakut.

Turqia firmosi më parë gjatë javës një marrëveshje pas negociatave direkte me autoritetet lokale.

Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Bagdadit janë përkeqësuar në mënyrë të shpejtë së fundmi, duke bërë që Turqia të shmangë bisedimet me qeverinë qëndore.

Në Turqi ka gjetur strehë zëvendëspresidenti Tariq al-Hashemi, figura më e lartë sunite në politikën irakene, i ndjekur për akuzat e vrajses së disa gjyqtarëve, që sipas vetë atij janë të stisura nga presidenti Al-Maliki.

Azili politik ka shkaktuar akuza të ndërsjellta midis dy qeverive, me Ankaranë që ka kritikuar Bagdadin për inkurajim të dhunës sektare.

Në reagimin zyrtar, një zëdhënës iraken deklaroi: “Nuk kemi asnjë problem me marrëveshjet e tregëtisë, por ato duhet të bëhen në përputhje me kushtetutën e ligjet e Irakut, duke mbajtur parasysh marrëdhënien specifike që gëzon krahina autonome kurde”.

Sipas ekspertëve, ky konflikt dhe kriza siriane kanë shkaktuar një ndryshim në politikën e jashtme turke, që ka ndryshuar kurs pas më shumë se një dekade përpjekjesh për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore me fqinjët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA