Dështon atentati ndaj ish-Presidentit të Kolumbisë

22/05/2012 21:15

Një atentat potencialisht vdekjeprurës u shmang ndaj ish-Presidentit të Kolumbisë, Alvaro Uribe, që ndodhet në një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Zyrtarë të sigurisë gjetën pasditen e së martës një mikrobombë të sofistikuar, të fshehur në llampën e një podiumi, në të cilën do të cilin Uribe do të mbante një fjalim disa orë më pas.

Bomba ishte e lidhur me një telefon celular dhe kishte një sasi të mjaftueshme eksplozivi për të shkaktuar vdekjen e folësit, duke llogaritur distancën e afërt dhe pozicionin pranë kokës.

ish-presidenti Uribe drejtoi Kolumbinë në vitet 2002-10, duke shndërruar luftën kundër karteleve të drogës dhe grupit rebel “Farc” në përparësi të qeverisë së tij.

Për momentin, autoritetet argjentinase e kanë të pamundur të identifikojnë ndonjë pistë se cili është personi apo grupimi që tentoi atentatin ndaj ish-kryetarit shteteror, aktualisht nje figure e rendesishme ne jeten politike te vendit te Amerikes se Jugut.

E vetmja gjë që konfirmohet është se kanë nisur hetimet për të zbuluar autorësinë e personave të infiltruar që përgatitën këtë sulm të sofistikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA