Aksionet e “Facebook”-ut u kuotuan maksimalisht pas hedhjes në bursë, por ditën e dytë të tregëtimit pësuan rënie pikiatë, duke humbur vetëm gjatë orës së parë të shkëmbimeve 13% të vlerës.
Investitoret nisen t’i shesin me shpejtesi në tregun e këmbimit “Nasdaq”. Edhe pse çmimi e rimori disi veten në orët e pasdites të së hënës, ai serish mbeti në renie me më shumë se 10%, duke mbërritur në 35 dollarë per aksion, çka do të thotë më poshtë sesa çmimi fillestar i 38,23 dollarëve.
Me pak fjalë, tentativa e shoqërise “Hi-Tech” në bursë nuk rezultoi ndonje sukses aq i madh, madje “Forbes” e fshikulloi ashpër duke e etiketuar “një dështim”.
Revista e specializuar në çështjet ekonomike jep disa arsye përse u arrit në këtë pikë. “Si fillim, nisma e “Facebook” erdhi shume vonë. Pastaj themeluesi i grupit, Mark Zuckerberg i vuri në lojë investitorët. Asnjëherë nuk e mori seriozisht hedhjen në bursë e mbase në të vërtetë, nuk e donte kuotimin çka u evidentua qartë përgjatë shoë-t”, shkruante
”Forbes”.
”Arsyeja e tretë është se Facebook-u nuk la pothuajse asgjë për investitoret e thjeshtë. Pastaj, të mos harrojmë faktin qe rrejti social debutin ne burse e bëri në një moment delikat, kur tregjet janë të pasigurta për shkak të situatës në Europë. Në fund thote forbes, maji nuk eshte nje periudhe e mire per kuotim. eksperienca e dekadave te fundit ka treguar se pjesa me e madhe e fitimeve ne bursa shenohet duke nisur nga tetori”.
”Mendoj se ky është një prej atyre rasteve klasike të aksioneve të paqëndrueshme që shkojnë ndërmjet 20 dhe 40 dollarëve. Askush nuk e di me siguri çfare ndodh, por të habit paqëndrueshmëria e tyre e cila mbështetet në spekulime, projeksione të parakoheshme të fitimit, marrëveshjet që vulosin me kompanite”, deklaroi Joseph Foudy, një ekonomist.
Me më shumë se 900 milionë përdorues, rrjeti social i internetit është një produkt i njohur. Megjithatë, disa analistë financiarë thonë se ata mendojnë se kompania është e mbivlerësuar, dhe se disa nga parashikimet mbi të ardhurat e saj të ardhshme prej reklamave janë ulur.
Top Channel