Obama: Ditë të vështira presin Afganistanin

21/05/2012 00:00

Ditë të vështira përpara paralajmeroi Barak Obama për Afganistanin në
samitin e NATO-s të dominuar pikërisht nga çështja e tërheqjes së
trupave nga ky vend.

Bashke me presidentin afgan Hamid Karzai, ai rikonfirmoi angazhimin ne procesin e tranzicionit dhe u perpoq te davariste friken e percarjes mes anetareve të Aleancës në lidhje me Afganistanin..

“Qe te dy e pranojme se mbetet ende shume pune per te bere dhe perpara na presin sfida te medha. Humbja e jeteve ne Afganistan vazhdon. Dite te veshtira na presin, por kemi bindjen se jemi ne rruge te mbare dhe ajo cfare reflekton ky samit, eshte se e gjithe bota e mbeshtet strategjine qe kemi percaktuar”, tha Obama.  

Presidenti i ri i Frances Francois Hollande edhe nje here perseriti se trupat franceze do te largohen deri ne fund te 2012-tes, qe do te thote dy vjet perpara afatit. NATO po pergatitet t’i dorezoje forcave afgane freret e sigurise brenda 2014-tes. Hamid Karzai pohoi se vendi i tij është i ndergjegjshem per pergjegjesite.

“E dime se cdo te thote kjo, por e mbeshtesim plotesisht procesin e terheqjes se partnereve tane ne 2014-ten, sepse ne kete menyre Afganistani nuk do te jete me nje barre per komunitetin nderkombetar”, tha Karzai.

Samiti i NATO-s, sipas korespondenteve te huaj, po perpiqet te perçoje dy mesazhe te ndryshme nga njeri-tjetri: e para t`u thote vendeve anetare se luftimeve per trupat e tyre ne kete vend po i vjen fundi dhe e dyta te siguroje Kabulin zyrtar se aleanca nuk do ta braktise. Lideret e mbi vendeve te ftuar ne Çikago nga Obama per te riafirmuar planit e mbylljes se misionit luftarak ne Afganistan, mbajten nje minute heshtje ne shenje respekti ndaj trupave te koalicionit qe u vrane apo u plagosen gjate ketij konflikti. Shefi i Shtepise se Bardhe shpreson te siguroje gjithashtu ne kete takim strategjinë e mbështetjes financiare për ekonominë dhe zhvillimin politik te vendit. Nder çështjet e tjera te diskutuara ne samit eshte edhe se sistemi i mbrojtjes anti-raketore ne Europe, i cili ka krijuar tension mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kremlini ka kërcënuar se do të vendosë raketa luftarake në kufijtë e Rusisë me NATO-n, nëse planet e alenacës vihen në zbatim.

Top Channel