Meksikë, në pranga “bosi” i masakrës

21/05/2012 15:45

Ushtria meksikane arrestoi “bosin” e dyshuar për udhërimin e vrasjes brutale të 49 njerëzve një javë më parë.

Trupat e dhjetëra personave u gjetën të hedhur buzë një rruge kombëtare në Monterrei, në shtetin e Leonit të Ri. Disa prej kufomave u mungonte koka.

Një zëdhënës i ushtrisë deklaroi se Daniel Jesus Elizondo, i njohur ndryshe si “El Loco” (I çmenduri), u arrestua pas një operacioni të udhëhequr nga trupat ushtarake.

Sipas Meksikos zyrtare, ai ishte lideri vendas i kartelit famëkeq të Zetas, i cili mori përsipër autorësinë e masakrës pas zbulimit të trupave të pajetë.

Aktualisht, Meksika është e përfshirë në një luftë të përgjakshme kundër karteleve të fuqishme në drogës në vend, konflikt që në gjashtë vitet që prej fillimit të tij në 2006-n, i ka kushtuar jetën më shumë se 50 mijë personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA