Libi, përcillet me nderime terroristi

21/05/2012 18:45

Terroristi përgjegjës për sulmin e “Lockerbie”, Abdelbaset al-Megrahi, u varros ditën e hënë mes nderimesh në një ceremoni private në periferi të kryeqytetit të Libisë, Tripoli.

Megrahi është i vetmi person i dënuar për bombën e vendosur në vitin 1988 në bordin e një avioni të “Pam Am”, nisur nga Britania, me destinacion SHBA-në.

Në këtë sulm terrorist, 270 persona humbën jetën. Megrahi u dënua me burgim të përjetshëm pas arrestimit në vitin 2001, por u lirua në 2009-n pasi u diagnostikua me një tumor të mbijetueshëm vetëm për tre muaj.

Megjithatë, terroristi, një pjestar i Shërbimeve Sekrete Libiane arriti të jetonte edhe tre vjet më shumë nga sa pritej në Libi, ku gjatë regjimit të kolonel Gaddafit u prit si një hero i vërtetë kombëtar.

Ai ndëroi jetë pasi kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan shpejt gjatë ditëve të fundit.

Lirimi i Megrahit nga burgu skocez ku vuajti dënimin ngjalli një reagim të ashpër të shumë të afërmve dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi 189 prej viktimave ishin amerikanë.

Megjithatë, në Libi, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit mbajti linjën e regjimit të mëparshëm, duke refuzuar që të dorëzonte Megrahin.

Ajo që mbetet e qartë për mediat ndërkombëtare është se me vdekjen e tij, Megrahi merr me vete një prej mistereve më të mëdha në historinë botërore.

Për shpërthimin e “Pan Am”, ishte Libia ajo që u konsiderua përgjegjëse dhe sanksione të ashpra ekonomike e politike u vendosën ndaj vendit për më shumë se një dekadë.

Megjithatë, Tripoli gjithmonë ka mohuar akuzat e Megrahi ka heshtur, duke mos zbuluar kurrë se cili qëndronte pas kësaj ngjarje makabër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA