Kriza siriane “eksportohet” në rajon

21/05/2012 16:10

Trazirat në Siri po destabilizojnë gjithmonë e më shumë Libanin fqinj, ku gjatë mëngjesit të së hënës dy persona mbetën të vrarë dhe 18 të tjerë u plagosën në kryeqytetin Bejrut, pas një konflikti midis grupimeve pro dhe anti regjimit të Assad.

Përleshjet ndodhën midis dy grupeve të muslimanëve sunitë, pas vrasjes së dy sheikëve antiregjim më parë gjatë së dielës.

Ndonëse kjo nuk është hera e parë që dhuna siriane “eksportohet” në fqinjët e vegjël jugorë, është hera e parë që përleshjet ndodhin në kryeqendrën e vendit.

Sipas korrespondetit të BBC-së në zonë, një incident i tillë tregon qartë se sa të përçarë janë libanezët në lidhje me krizën siriane.

Historia siriane dhe ajo libaneze kanë pasur vazhdimisht ndikim në jetën e secilit vend, në historinë e dy shteteve të pavarura.

Siria, partneri që ka dominuar vazhdimisht Libanin, një vend me sipërfaqe të ngjashme me Kosovën dhe popullsi prej 4,2 milionë banorësh, ruajti një prezencë të madhe ushtarake në vend për më shumë se 29 vjet, duke tërhequr trupat e fundit vetëm në vitin 2005.

Që prej atëherë, Damasku ka ruajtur tradicionalisht një influencë të rëndësishme mbi jetën politike dhe politikën zyrtare të Bejrutit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA