
Një person i veshur me uniforme ushtarake hodhi veten në erë, në mesin e
provave për paradën e së martës në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, te
organizuar me rastin e Ditës së Unitetit Kombetar.
Sulmi shkaktoi me shume se 90 të vdekur sipas zyrtareve jemenite, duke u shndërruar në incidentin më vdekjeprurës të shënuar në kryeqendrën e vendit që kur Mansour Hadi mori postin e presidentit në muajin shkurt.
Por burime spitalore flasin per nje masaker te vertete me te pakten 96 te vdekur e mbi 300 te plagosur. Kamikazi kish hyre mes nje grupi ushtaresh dhe ka shperthyer eksplozivin qe mbante ne trup me t’ju afruar sheshit Al-Sabin, prane pallatit presidencial. Pergjegjesine e ngjarjes se rende, sipas BBC-se, e ka marre persiper Al Qaeda.
Nje sulm vetevrases i ketyre permasave ne Sanaa tregon pershkallezimin e qarte te telasheve te vendit. Keto kohet e fundit, viktima jane shenuar thuajse çdo dite nga luftimet ne shkretetiren jugore dhe qytete te ndryshme mes forcave qeveritare dhe militanteve te lidhur me Al Kaeden.
Por Sanaa kishte qene pergjithesisht e qete qe kur ish presidenti Ali Abdullah Saleh u detyrua te dorezonte pushtetin. Per kete arsye, ngjarja e sotme konsiderohet si nje mesazh nga rrjeti terrorist per kreun e ri te shtetit, Hadi, qe te mos prese ndonje qetesim te situates. Ngjarja e fundit bashke me sulmin e keshilltareve amerikane te rojes bregdetare jemenite shihen si zhvillime shqetesuese ne perendim perderisa Jemeni eshte shtepi e krahut me te rrezikshem te Al Kaedes per momentin, pergjegjes i prodhimit te bombave te sofistikuara dhe perpjekjeve per shenjestrimin e avioneve me destinacion Shtetet e Bashkuara.
Top Channel