Johansson, e lumtur për yllin në Hollivud

21/05/2012 11:35

Scarlett Johansson nuk ka nevojë të tregojë se sa vlen si aktore pas dy dekadash në industrinë kinematografike dhe shumë çmimeve në karrierë, por deri në momentin që mori yllin e saj në Bulevardin e Hollivudit ajo nuk ndjente se kishte arritur diçka të rëndësishme.

“Kam 20 vite që aktroj dhe kam nisur të punoj që kur isha fëmijë. Ylli më bëri krenare për veten sepse bëhet fjalë për një traditë që unë e respektoj shumë dhe e vlerësoj. U ndjeva e plotësuar”, shprehet protagonistja e ‘The Avengers’ për revistën ‘Total Film’.

Gjithashtu Johansson u shpreh se nuk i pëlqen që të tjerët ta shohin si një “sex-symbol”: “Dua që njerëzit të më kujtojnë si një aktore të mirë dhe jo si një femër të bukur, por mendoj se femrat që kanë forma të theksuara gjithmonë do të shihen me tjetër sy.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA