Një pedofil holandez, i etiketuar nga shtypi si “Monstra i Rigës” për shkak të origjinës së tij lituaneze, u dënua me 18 vjet heqje lirie, për abuzimin e më shumë se 60 fëmijëve, disa prej të cilëve vetëm disa muajsh.
Robert M. u arrestua pas një hetimi të autoriteteve amerikane, që arritën të demaskonin një rrjet ndërkombëtar pedofilie.
Kjo është një prej çështjeve më të bujshme të trajtuara ndonjëherë nga drejtësia holandeze dhe vendimi u kritikua nga media si shumë i butë, ndonëse gjykata dha maksimumin e ndëshkimit të lejuar nga ligji.
Gjatë seancës gjyqësore pati disa skena të pazakonta, me të pandehurin që i drejtoi gjeste të turpshme dhe i goditi me ujë e sende të tjera rrethanore trupin gjykues.
Në 18 vitet që do të kalojë në burg, pedofili do t’i nënshtrohet edhe vizitave të vazhdueshme psikologjike.
Ai u dënua për abuzimin e 67 fëmijëve të vegjël, ndonëse pranoi akuza për më shumë se aq.
Partneri i tij, Richard O., gjithashtu u dënua me gjashtë vjet heqje lirie, për “lehtësirat” që i ofroi pedofilit në kryerjen e veprave të tij tronditëse.
Top Channel