Akuza të reja përdhunimi për Strauss-Kahn

21/05/2012 15:25

Prokuroria Franceze ka urdhëruar hapjen e një hetimi paraprak rreth zërave se ish-kreu i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn, ishte i përfshirë në një përdhunim në bashkëpunim në Uashington.

Akuzat janë ngritur nga një prostitutë belge, e cila pretendon se është detyruar me forcë që të kryejë marrëdhënie në dhjetor 2010, ndërsa ishte prezente gjatë një feste të organizuar nga miq të Kahn.

Biznesmenët Fabrice Paszkowski, David Roquet dhe polici Jean-Christope Legarde, janë vendosur gjithashtu në ndjekje nga prokuroria.

63-vjeçari, të cilit skandali për përdhunimin e një punonjëse hoteli në vitin 2011 i kushtoi heqjen dorë nga karriera e tij politike, rikthehet të vendoset për herë të tretë në ndjekje nga autoritetet.

Pasi u shpall i pafajshëm nga akuzat e ngritura prej shërbyeses së hotelit në Nju Jork, Strauss-Kahn është vendosur në hetim edhe për një rrjet prostitucioni në qytetin verior të Lilës.

Deri në vitin 2012, Strauss-Kahn konsiderohej si kundërshtari më i fortë i socialistëve përballë ish-presidenti Nicolas Sarkozy, që u largua pasi humbi në duelin me Hollande.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA