Ndarja nga një prej grave më të bukura të planetit i ka të gjitha mundësitë që të zhysë në depresion edhe meshkujt me vetbesimin më të lartë.
Megjithatë, nuk është ky rasti i këngëtarit Marc Anthony, që pas divorcit me Jennifer Lopez, ka nisur të frekuentojë bukuroshen Shannon De Lima, përkrah të cilës u prezantua edhe në një ceremoni sportive në Los Anxhelos.
Duke shtuar faktin se venezueliania është 20 vjet më e re se Lopez, është e qartë përse Anthony dukej kaq i kënaqur gjatë festës.
24-vjeçarja, edhe ajo këngëtare, tregoi linja të pabesueshme, ndërsa pozoi përkrah partnerit të saj 43-vjeçar.
Midis momenteve që tërhoqën më shumë vëmendjen e publikut ishte ai kur çifti pozoi me miqtë e tyre, David dhe Victoria Beckham.
Top Channel