Miss Universi nuk do të jetë mashkull

20/05/2012 14:45

Transeksuali i parë pjesëmarësh në një konkurs ndërkombëtar të bukurisë femërore humbi në tentativën e tij për të fituar titullin e Miss Universit.

23-vjeçarja Jenna Talackova, e kualifikuar në këtë kompeticion në cilësinë e Miss Kanadasë, gjithsesi mund të ndihet krenare pasi arriti të renditej midis 12 vajzave më të bukura nga 61 në total.

Pasi jetoi si mashkull deri në moshën 19-vjeçare, Talackova iu nënshtrua një prej operacioneve më të arrirë ndonjëherë në ndërrimin e seksit.

Parakalimi i 23-vjeçares me rroba banjo ishte momenti më i shumëpritur nga kureshtarët dhe Jenna e kaloi me sukses të plotë edhe këtë provë të fundit të seksualitetit të saj të ri.

 

Pjesëmarrja e kanadezes në konkurs u vendos në dyshim, pasi organizatorët e përjashtuan në muajin mars.

Megjithatë, ajo u rikthye pas një beteje ligjorë, në të cilat shfrytëzoi rregullat e pjesëmarrjes në Miss Kanadanë, të cilën ajo më parë e fitoi.

Sipas kërkesave, çdo femër me pasaportë kanadeze, në moshat 18-27 vjeç ka të drejtë të regjistrohet në konkurs dhe 23-vjeçarja ligjërisht është femër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA