Big Brother, përcaktohen pesë finalistët

20/05/2012 00:00

Genta, Ermali, Liami, Arbri dhe Françeska janë shpallur zyrtarisht si finalistë të edicionit të pestë të “Big Brother Albania”, eksluzivitet i Top-Channel.

Ndërkaq, ka përfunduar vetëm një hap larg finales aventura e Erjonit, i cili me votat e publikut u largua nga shtëpia më e ndjekur në shtëpi.

”Momenti më i bukur që kam përjetuar atje brenda ka qenë hyrja, momenti në të cilin u vendos që do të isha pjesë e kësaj shtëpie. E kam të vështirë të zgjedh një moment tjetër të caktuar”, deklaroi Erjoni në studio pas eliminimit. “I gjithë përjetimi ishte një aventurë, që nuk e di a do të kem shans që ta përjetoj përsëri”.

I pyetur se cilin nga banorët Erjoni ka arritur të respektojë dhe të vlerësojë me të vërtetë, ai u shpreh: ”Do të thoja Ermali dhe jam 98% i sigurt, sepse është një djalë që ka patur të vetmen lidhje të vërtetë brenda në shtëpi, por nuk e ka përdorur asnjëherë lidhjen e tij që të përfitojë në lojë ose të bëjë lojën e dikujt tjetri. Siç ka hyrë ashtu do të dalë, deri në momentin e fundit ashtu do të jetë. Të njëjtën gjë mund të them edhe për Françeskën. Nuk e ka përdorur asnjëherë lidhjen e saj brenda në lojë”.

Për herë të parë që prej mësimit se fotot e saj intime u bënë publike dhe qarkulluan në media dhe internet, Genta u përball me reagimin e nënës së saj për to.

Një javë përpara përfundimit të “Big Brother”, edhe banorët e tjerë kanë ndarë nga dhoma e rrëfimit momentet e tyre të kësaj përvoje unike në jetë me publikun e prindërit e tyre.  

Nata finale, në të cilën njëri prej finalistëve do të kurorëzohet fitues dhe do të marrë çmimin e madh do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në “Top-Channel”, të shtunën e datës 26 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA