Bahrein, protesta masive kundër Bashkimti Arabik

20/05/2012 11:15

Disa dhjetëra mijëra bahreinas të besimit shiit protestuan në kryeqytetin Manama kundër planit për të krijuar një bashkim të vendeve arabike, sipas modelit të Bashkimit Europian.

Në Manama, turma e njerëzve u shtri deri në pesë kilometra, duke bllokuar autostraden kryesore qe lidh jugun me veriun e vendit.

Më parë gjatë javës, mbreti i Arabisë Saudite propozoi që një organizatë bashkëpunimi aktuale midis gjashtë vendeve të rajonit të shndërrohet në një union të mirëfilltë.

Shtetet që aktualisht janë pjesë e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, janë Arabia Saudite, Kuvajti, Omani, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini.

Kundër kësaj nisme ka patur protesta edhe në Dubai dhe në Iran, ku ambasadorit të Bahreinit iu kërkua që të largohej nga vendi.

Në një deklaratë të Teheranit, ideja akuzohej si “eksperimenti më i fundit amerikan në rajon, që synon të aneksojë Bahreinin, duke e shndërruar në pjesë të shtetit saudit”.

Bahreini, një vend me shumicë shiite, drejtohet nga një monark dhe qeveri e përbërë nga sunitë, që ka provokuar protesta të shumta anti-qeveritare në javët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA