Zgjedhjet legjislative në Francë

19/05/2012 17:55

E majta franceze dështoi në arritjen e një marrëveshjeje për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet legjislative që do të mbahen në datat 10 dhe 17 qershor.

Socialistët, ambientalistët dhe ekstremistët e majtë nuk arritën të bien dakord mes tyre që në disa zona, ku rrezikohet që balotazhi të diskutohet mes Fronit Kombëtar, partia e ish-presidentit Sarkozy dhe ekstremistëve të djathtë të Marine Le Penn, ish-kandidatja për presidente që siguroi afro 20 përqind të votave në raundin e parë, shifra më e lartë e grumbulluar ndonjëherë nga ekstremistët e djathtë në Francë.

Francezët do të votojnë për të ripërtërirë Asamblenë Kombëtare. Megjithëse është herët, sondazhet e para flasin për një fitore të së djathtës, e cila e bashkuar mund të sigurojë mazhorancën prej 289 vendesh nga 577 që janë në total.

Top Channel