Sri Lanka përkujton fundin e luftës

19/05/2012 00:00

Sri Lanka po përkujton tre-vjetorin e fundit të luftës së gjatë civile
me një paradë ushtarake madhështore në kryeqytetin Kolombo.

Presidenti Mahinda Rajapaksa mbajti një fjalim, ku kujtoi ushtarët që luftuan kundër rebelëve të fraksionit Tigrat e Tamilit.

Nga ana tjetër, kritikët thonë se parada ushtarake është e papërshtatshme për të përkujtuar evenimentin. R Sampanthan, lideri i partisë kryesore të Tamilëve, deklaroi se “triumfi mbi luftën duhet të marrë fund”.

“Tigrat e Tamilit janë mposhtur. Ky është realiteti që dinë të gjithë. Dhe festimi i fitores ushtarake vit për vit nuk do të ndihmojë përsa i përket rigjenerimit politik”, tha Sampanthan.

Ditën e premte, një lider i unionit studentor në qytetin e Xhafnës u rrah me shufra hekuri teksa ndiqte një eveniment përkujtimor për mijëra civilët që kanë humbur jetën në muajt e fundit të luftës. Në të kaluarën, qeveria kishte ndaluar përkujtime të shumta të këtij lloji.

Lufta civile në Sri Lanka filloi në vitet 1980, me Tigrat e Tamilit që bënin presion për pavarësi. Shumica e luftimeve u krye në veriun e dominuar me etni tamile, por fraksioni luftarak kreu një sërë atentatesh vetëvrasëse në Kolombo në vitet 1990.

Top Channel