Kinë, incidenti në tunel, 20 viktima

19/05/2012 00:00

Të paktën 20 punonjës humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi gjatë ndërtimit të një tuneli në Kinën jug-lindore.

Shpërthimi ndodhi në provincën e Hunanit ku kanë nisur punimet për ndërtimin e një rruge që do të lidhë kryeqendrën e kësaj province, Zhuzhou me qytetin e dytë më të madh të saj, Rucheng.

Sic njofton media shtetëore kineze, shpërthimi ndodhi teksa nga një automjet po shkarkohej një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozive që përdoret për hapjen e tunelit. Por dicka nuk shkoi ashtu sic duhej dhe ndodhi incidenti tragjik.

Vdekjet në punë nuk janë të rralla në Kinë, kjo për shkak të kushteve të dobta të sigurisë dhe në shumë raste, mungesës së specialistëve në ndërtimin e veprave rrugore.

Top Channel