Indi, aksidentohen pelegrinët, 16 të vdekur

19/05/2012 00:00

Të paktën 16 pasagjerë të një autobusi kanë humbur jetën në një incident
të frikshëm rrugor, gjatë një udhëtimi për pelegrinazh në një tempull
në shtetin veri-perëndimor të Raxhastanit.

Automjeti ku po udhëtonin 60 deri në 70 persona është përplasur ballë për ballë me një kamion, përgjatë një arterieje të shtetit Utar Pradesh, pak orë pas nisjes.

Besimtarët ishin drejtuar për në varrin-tempull të Ajmerit, një nga vendet më të preferuara të myslimanëve të Indisë.

Autoritetet lokale kanë dërguar në vendin e ngjarjes skuadra për të rekuperuar trupat e viktimave, si dhe ambulanca për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende por dyshohet që ai të ketë ardhur nga pakujdesia e dy shoferëve dhe shpejtësia përtej limiteve të lejuara nga ligji.

Top Channel