Aktori i “Terminator 3” raportohet i humbur

19/05/2012 00:00

Aktori i episodit të tretë të sagës “Terminator”, Nick Stahl është
shpallur “person i humbur”, ka bërë të ditur policia e Los Anxhelosit.

Aktori u raportua i humbur më 14 maj nga bashkëshortja e tij Rose Murphy, ndërkohë që dita e fundit që ai ishte parë nga të afërmit ishte 9 maji.

Stahl ka interpretuar në filma të shumtë si “Bully”, “The Thin Red Line” dhe “Sin City”, por më shumë njihet për rolin e John Connor në “Rise of the Machines”, përkrah Arnold Schwarzenegger.

Ishte parashikuar që së afërmi ai të luante rolin kryesor në “The Unknoën Son”, që flet për një djalë të ri që përdor një tatuazh misterioz në trup për të zbuluar sekretet e së kaluarës.

Le të shpresojmë që Nick do të kthehet së shpejti tek familja e tij, shkruajnë mediat amerikane në edicionet e tyre online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA