“Diktatori” çensurohet në Turkmenistan

19/05/2012 00:00

Filmi i ri “Diktatori”, i Larry Charles dhe i interpretuar nga komiku
anglez Sasha Baron Cohen, është ndaluar të transmetohet në Turkmenistan
dhe Taxhikistan, dy ish-republika sovietike.

Ndërsa në vende të tjera të BRSS-së, përfshirë Rusinë, komedia është transmetuar për herë të parë para dy ditësh.

Filmi, sipas materialit promovues, tregon për historinë heroike të një diktatori që rrezikon jetën për t’u siguruar që demokracia nuk do të mbërrijë kurrë në vendin që ai ka shtypur për vite të tëra.

Aktualisht aktori Sasha Baron Cohen ndodhet në Kanë dhe filmi i tij do të shfaqet në festivalin prestigjoz të filmit, historia e të cilit konsiderohet e ngjashme me ato të vendeve të përfshira nga Pranvera Arabe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA