Rooney, det dhe diell përpara Europianit

18/05/2012 12:35

Njeriu që do të udhëheqë Anglinë drejt ëndrrës së fitimit të Europianit në Poloni dhe Ukrainë, Wayne Rooney, po përgatitet të rifitojë formën më të mirë pas një sezoni të vështirë duke u relaksuar më Las Vegas.

Pasi një sezoni zhgënjyes me Manchester United, që humbi titullin në javën e fundit ndaj rivalëve të City, sulmuesi ka përfituar nga një javë pushime, përpara se të bashkohet për t’u përgatitur me kombëtaren e tij.

I shoqëruar nga gruaja e tij Coleen, nga djali Kai dhe një grup miqsh, Rooney u duk i kënaqur, ndërsa shfrytëzonte pishinën dhe ambientet e tjera argëtuese të një hoteli-resort.

Megjithatë, më i kënaquri nga të gjithë dukej i mituri Kai, i cili ndryshe nga babai dhe nëna e tij, refuzoi të pushonte, duke u argëtuar gjatë të gjithë kohës në pishinë me komardaren e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA