Rihanna shfaqi dukshëm hiret e saj të çmuara, ndërsa u pa në mbërritjen për darkë në një restorant në Santa Monika, Kaliforni, e veshur në mënyrë tepër provokuese.
Në takimin me miqtë e saj, mbrëmjen e së enjtes, këngëtarja kishte vendosur të mbërrinte me një fund të bardhë me thurje dhe me të gjithë barkun dhe kurrizin të zbuluar.
Sipas kritikëve, veshja ishte krejtësisht e papërshtatshme për darkën e caktuar në një restorant italian, ndërsa u duk se ajo vendosi në siklet klientët e tjerë të lokalit, që e kishin të pamundur të shmangnin shikimet nga Rihanna.
Megjithatë, shfaqja publike i dha mundësi 24-vjeçares edhe një herë më shumë që të tregonte linjat e saj të rregullta dhe veçanërisht tërheqëse.
Darka në Santa Monika erdhi të nesërmen e premierës së filmit të parë të Rihannës, moment të cilin vajza me origjinë nga Bahamasi duket se po e shijon pa masë.
Top Channel