Pakti i liderëve europianë

18/05/2012 00:00

“Shërimi financiar dhe rritja ekonomike duhet të ecin me të njëjtin
hap”. Ky është vleresimi i udheheqesve europiane pas nje videokonference
qe u zhvillua të enjten, mes kancelares gjermane, Angela Merkel,
presidentit francez Francois Hollande, kryeministrin britanik David
Cameron, atij italian, Mario Monti dhe presidentit te Këshillit
Europian, Herman Van Rompuj.

Takimi permes videos i udheheqesve europiane ishte parashikuar disa jave me pare, për të diskutuar në prag të takimit të G8-es qe do te zhvillohen ne Camp David, te Shteteve te Bashkuara. Zedhenesi i kancelares gjermane, Angela Merkel tha se ata rane dakord se konsolidimi i bilancit dhe rritjat nuk bien ndesh, por jane te dy jane te nevojshem.

Pavaresisht se Greqia nuk ishte pjese e ketij diskutimi, udheheqesit konsiderojne se zgjedhjet do te jene nje referendum per qendrimin ose daljen e Greqise nga Eurozona. Nga ana tjeter, Fondi Monetar Nderkombetar eshte pergatitur per skenarin me optimist dhe pesimistë per Greqine.

Sa i takon Eurozones, kryeministri britanik David Cameron tha ose duhet te konsolidohet ose duhet te shperbehet. Ne parlamentin britanik dite me pare, ai foli per ngritjen e nje muri mbrojtes te pershtatshem, duke siguruar kesisoj vendet me te dobet, perndryshe duhet te ndiqet rruga e kundert.

Top Channel