OKB: Al-Assad, në luftë me Al-Kaedën

18/05/2012 12:55

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, fajësoi militantët e al-Kaedës për shpërthimet e javës së shkuar në Siri.

Dy autobomba shkaktuan vdekjen e 55 personave dhe plagosjen e 372 të tjerëve, kur tronditën një lagje rezidenciale të kryeqytetit Damask, në datën 10 maj.

Regjimi i al-Assad fajësoi për këto sulme terroristët, ndërsa rebelët bënë të kundërtën, duke parë qeverinë pas këtyre veprimeve.

Megjithatë, burimet e OKB-së konfirmojnë versionin e al-Assad dhe për herë të parë pranojnë se regjimi sirian është duke luftuar përveç rebelëvëe që kërkojnë më shumë të drejta demokratike, edhe ndaj islamistëve fondamentalistë që duan të shndërrojnë vendin në një bazë të aktiviteteve të tyre.

”Në mënyrë shumë alarmuese dhe surprizuese, disa ditë më parë, ndodhi një shpërthim i madh terrorist. Sipas burimeve tona, pas kësaj ngjarje është e fshehur al-Kaeda. Kjo ngjarje ka krijuar një problem shumë serioze dhe të rrezikshëm”, deklaroi Ki-moon gjatë një conference për shtyp.

Më parë gjatë majit, Damasku i dërgoi OKB-së një listë prej 26 shtetasit të huaj që kishte arrestuar, të akuzuar si militantë të al-Kaedës.

Njëkohsisht, në fjalën e tij, ai bëri me dije se Ban Ki-moon tashmë, sipas vlerësimeve më optimiste, numri i viktimave i ka kaluar 10 mijë personat në 14 muajt e luftës civile.

Top Channel