Kinë, gati kulla e televizionit publik

18/05/2012 17:35

Më 16 maj është deklaruar përfundimisht gati selia e re e televizionit shtetëror kinez “CCTV”, në Pekin, pas plot 10 vitesh punime.

Ndërtesa, e projektuar nga arkitektët Rem Koolhaas dhe Ole Scheeren, ishte menduar të bëhej gati për Lojrat Olimpike të vitit 2008.

Por atëherë kishte përfunduar vetëm fasada, ndërsa të enjten u kompletua edhe pjesa e brendshme, duke mundësuar transmetimin e Lojrave Olimpike Londër 2012.

Kulla ka formën e dy L-ve të kthyera përmbys, ajo është e lartë 234 metra, ka 51 kate dhe një hpaësirë për televizionin prej 473 mijë metra katrorë. Ajo është kthyer tashmë në një simbol të Pekinit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel