Trump paralajmëron Iranin për negociatat mbi paqen: Nëse armëpushimi skadon nesër, do fillojnë sërish bombardimet
Shumica konservatore që është në pushtet në Hungari ka miratuar sot në Parlament një ligj që synon t’i mbyllë gojën përfundimisht “Klubradio”, zëri i fundit i gjallë i opozitës.
Me këtë masë, të miratuar si amendament i ligjit për mediat, Këshilli i Mediave nuk është më i detyruar t’i japë liçencë për një frekuencë fituesit të një konkursi.
Vendimi i sotëm vjen pas një tjetri të marrë në muajin shkurt nga një gjykatë hungareze, e cila i kishte dhënë të drejtë stacionit radiofonik.
Qeveria e Budapestit, për shkak të ligjeve të miratuara për mediat dhe jo vetëm, ka hasur së fundmi kundërshtimin e hapur të Brukselit, që ka kritikuar nismat e tij.
Por pavarësisht insistimit të lidershipit të Bashkimit Evropian, union ku bën pjesë edhe Hungaria, qeveria e këtij vendi nuk është ndalur dhe ka vijuar me masat e hekurta të saj.
Top Channel