“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i fortë për takimin pas 50 vitesh me babain “Sipas komenteve që kam lexuar, unë dal në përfundimin se aktorët kanë shkuar për të kaluar një fundjavë në Londër.” Kështu është shprehur aktori Ervin Culi i ftuar në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.
Culi mendon se pjesëmarrja në festivalin e Shekspirit ishte një mundësi e mirë për teatrin tonë, por që nuk u shfrytëzua aspak: “Ishte një nder i madh dhe sukses pjesëmarrja jonë në këtë kompeticion fantastik, por nuk e kaluam klasën edhe një herë tjetër. Kjo ishte një provë për teatrin shqiptar dhe një derë e hapur që u mbyll. Nuk ka pasur seriozitet në përgatitje nga aktorët. Vetëm disa probleme me dietat janë publikuar në shtyp dhe askush nuk ka pyetur për përzgjedhjen e aktorëve, për përpjekjet që janë bërë dhe për anën artistike.”
Sipas tij, kjo gjë vjen sepse në vendin tonë nuk ka kritikë të mirëfilltë: “Mungon kritika në Shqipëri, por ndryshe ndodh në Londër ku të japin notat që ti meriton. Në Shqipëri nëse dikush del e bën shkrim kritik cilësohet si një njeri keqdashës. Edhe për njërin nga kritikët është shkruar se ka qenë i ashpër sepse është serb. Problemi është se kritika kanë ardhur edhe nga anglezët.”
“Regjisori nuk e ka pasur mendjen tek produksioni, por tek rruga në Londër dhe tek dietat”, sulmon ashpër Culi.
Por nga ana e tij regjisori Adonis Filipi mendon se performanca e Teatrit Kombëtar spikati: “Loja e trupit tonë teatral spikati në ‘Globe Theatre’ dhe kjo u provua nga duartrokitjet frenetike të shqiptarëve dhe anglezëve. Kritika do të bëjë punën e saj dhe unë jam i hapur për të, por ruaj bindjen se kemi bërë një punë cilësore.”
Top Channel