SHBA, të bardhët dalin në minorancë

17/05/2012 13:10

Fëmijët e racave dhe minoriteteve etnike tani përbëjnë më shumë se gjysmën e lindjeve në Shtetet e Bashkuara, tregon censusi i fundit amerikan.

Zezakët, latinët, aziatikët dhe racat e përziera përbëjnë 50.4 për qind të të lindurve për vitin 2011, duke nxjerrë të bardhët e lindur në minorancë për herë të parë.

Sociologët besojnë se rënia e ekonomisë ka kontribuar në rënien e mëtejshme të lindjeve mes njerëzve të racës së bardhë.
Kuotat e lindjeve në Shtetet e Bashkuara kanë pësuar rënie, rënie që ka prekur kryesisht të bardhët.

Zyra e Censusit në Shtetet e Bashkuara regjistroi 2.02 milionë fëmijë të lindur nga minoritetet deri në korrik të vitit 2011, duke kaluar gjysmën e të gjitha lindjeve, krahasuar me 37 për qind në vitin 1990.

Numri i lindjeve të racës së bardhë ka rënë me 11.4 për qind që prej vitit 2008, krahasuar me rënien prej 3.2 për qind të minoriteteve, saktëson Kenneth Johnson, sociolog i Universitetit në Nju Hempshër.

Ndërsa Roderick Harrison, një ish-zyrtar i Zyrës së Censusit, thotë se, kjo është një pikë referimi. “Ky brez po rritet i mësuar më shumë me diversitetin sesa me traditat”, shprehet ai.

Tani, popullsia më e vogël e Shteteve të Bashkuara përbën 36.6 për qind të popullsisë totale. Demografët besojnë gjithashtu se bumi i popullsisë latine tani ka arritur kulmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA