Ndërron jetë Donna Summer

17/05/2012 18:20

Donna Summer ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me kancerin në moshën 63-vjeçare, në Florida të SHBA-së.

Sipas ‘TMZ’, burime pranë saj bëjnë të ditur se këngëtarja e ‘Hot Stuff’ po punonte për një album të fundit. Summers, emri i vërtetë i të cilës është LaDonna Gaines, u bë e famshme në vitet ’70 me hite si ‘I Feel Love’, ‘Last Dance’ dhe ‘Bad Girls’.

Donna Summer ka fituar 5 herë ‘Grammy Award’. Përsa i përket jetës personale këngëtarja është martuar 2 herë dhe ka 3 vajza nga këto martesa.

Top Channel