“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i fortë për takimin pas 50 vitesh me babain
Të dyja janë ikona të modës, të njohura për stilin e tyre në tapetin e
kuq. Ndaj ishte e pranueshme konkurrenca mes Eva Longorias dhe Diane
Kruger në Kanë.
Aktorët u prezantuan si gjithnjë të mrekullueshme. Diane kishte veshur një fustan madhështor të gjatë ngjyrë mente që e linte njërën shpatull zbuluar. Për ta balancuar veshjen e saj, Diane kishte një model flokësh të kapura shik. Edhe make-up ishte i thjeshtë por shumë klasik, shoqëruar me një palë vathë diamanti.
Ndërkohë Eva kishte veshur një fustan magjepsës, të ngushte deri të gjunjët, i hapur në kurriz dhe që zgjerohet në pjesën e poshtme të këmbëve. Edhe aksesorët ishin zgjedhur për mrekulli nga aktorja e “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”.
Top Channel