Kina rrit kërkesën për ar

17/05/2012 00:00

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror i Arit.

Kërkesa kineze, e argumentuar si një interes për investim, arrii 255.2 tonelata në periudhën në fjalë, e ndihmuar nga blerjet gjatë pushimeve të Vitit të ri Kinez.

KBA deklaroi se inflacioni dhe kufizimet në tregun e pronave kanë të ngjarë ta nxisin edhe më tej kërkesën.

Por në tërësi, kërkesa globale ra me 5 për qind, në kuotën 1.097 tonelata, rënie për të cilën KBA fajësoi rritjen e papritur të çmimit të arit.

Çmimi mesatar i arit ishte 1.690 dollarë për ons në tremujorin e parë, 22 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2011.

India, tradicionalisht një nga tregjet kryesore të arit në botë, pati gjithashtu një rënie të kërkesës. Kjo, pasi rritja e detyrimeve ndaj importit të arit dhe akciza e re e vendosur ndaj tregtarëve e goditi rëndë atë.

Tregtarët, kryesisht pronarët e dyqaneve të bizhuterive, u hodhën në grevë në shenjë proteste ndaj taksës së re, që detyroi qeverinë të hiqte dorë nga masa e vendosur.

Top Channel