Gjendet e vdekur ish-gruaja e Kennedy Jr.

17/05/2012 04:15

Mary Kennedy, ish-bashkëshortja e Robert Kenndey Jr., është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Bedford, në shtetin e Nju Jorkut.

Asnjë shkak vdekjeje nuk është bërë i ditur deri tani, por media amerikane raporton se ajo është gjetur e varur.  

Mary, 52 vjeç dhe Robert Jr, 58, djali i ish senatorit Robert Kennedy dhe nipi i Presidentit John F. Kennedy, të dy të vrarë në vitet 60-të, kanë qënë të martuar për 16 vjet, deri në 2010, kur u divorci u zyrtarizua. Ata kishin së bashku katër fëmijë.

Mary Kennedy, një arkitekte, kishte pasur probleme me ligjin për shkak të abuzimit me drogën dhe alkoolin dhe ishte arrestuar dy herë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, gjatë kohës që çifti ishte ndarë.

Familjarët e saj shprehën pikëllimin për ngjarjen e rëndë. “Neve na vjen keq për vdekjen e motrës sonë të dashur, Mary, shpirti rrezatues dhe kreativ i së cilës do t’u mungojë atyre që e donin”, deklaroi familja e saj në një komunikatë.

“Zemra jonë rreh për fëmijët e saj, të cilët ajo i deshi pa rezerva”, thuhet më tej në komunikatë, të shpërndarë nga avokati që përfaqësoi Mary Kennedy-n në një proçes gjyqësor.

Ndërsa një fqinje e saj, Leslie Lampert, deklaroi për agjencincë “Associated Press” se zonja Kennedy ishte një person i dashur nga komuniteti. “Ajo ishte gjithmonë e sjellshme me ne”, tha Lampert.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA