Disidenti i verbër në pritje të pasaportës

17/05/2012 00:00

Disidenti Chen Guangcheng thotë se ai dhe familja e tij kanë plotësuar
aplikimet për pasaportë dhe zyrtarët thonë se ato duhet të jenë gati
brenda 15 ditëve.

Aktivisti i verbër tha për BBC se disa zyrtarë e kishin ndihmuar atë të plotësonte formularët ditën e mërkurë në spitalin e Pekinit, ku ai po qëndron aktualisht.

Zoti Chen kaloi gjashtë ditë në ambasadën amerikane muajin e kaluar pasi u arratis nga arresti i shtëpisë dhe tani kërkon të lërë Kinën, pasi i është ofruar një vend studimi në një universitet të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Chen la ambasadën amerikane pas gjashtë ditësh për të kërkuar trajtim mjekësor, por më pas tha se dëshironte të shkonte në Amerikë sepse druhej për sigurinë e tij.

Pavarësisht krizës diplomatike mes SHBA dhe Kinës për fatin e tij, zotit Chen iu ofrua një vend studimi në Universitetin e Nju Jorkut pasi Pekini deklaroi se do ta lejonte për të studiuar jashtë. Shtetet e Bashkuara thonë se zoti Chen dhe familja e tij tashmë janë gati.

Disidenti tha se autoritetet qeveritare kishin ardhur për ta parë atë ditën e mërkurë dhe për të përfunduar aplikimet për pasaportë për të, bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Ai tha se autoritetet i thanë se për pasaportat do të duheshin 15 ditë për t’u bërë gati, por nuk dhanë një datë përfundimtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA