
Ashtu siç deklaroi në Parlament të mërkurën edhe të enjten shefi i
qeverise britanike, David Cameron theksoi se Eurozona eshte ne udhëkryq.
Vendet e saj ose duhet te japin rrugezgjidhje krizes ose perndryshe
eshte duke shkuara drejt shperberjes.
Evropa ose duhet te krijoje nje Eurozone te angazhuar, te qendrueshme dhe te suksesshme, me banka me kapitale te forta dhe te rregulluara lidherisht, nje sistem me barre te ndare fiskale dhe politika monetare mbeshtetese ne tere vendet e eurozones, ose perndryshe jemi duke ecur ne rruge te pashkelura me rreziqe te medha per te gjithe.Cemeren tha se eshte ne interesin e Britanise, qe eurozona te zgjidhe problemet e saj te borxhit, edhe pse Londra nuk eshte pjese e saj.
Ne fjalimin e tij, kryeministri britanik paralajmeroi edhe per rreziqet me te cilat perballet Britania vete, disa dita per futjes se vendit ne recesionin e dyte ekonomike. Por ai kembnguli se qeveria e tij eshte duke ndjekur kursin e duhur dhe e beri te qarte se do beje ceshte e mundur per te mbrojtur ekonomine britanike dhe sistemin e saj financiar.
Paralajmeri me i forte i bere ndonjehere nga kryeministri Cemeron behet ne prag te nje video minisamiti mes tij, presidenti francez, kancelares gjermane dhe kryeministrit italian ne prag te G8 ne Kemp Dejvid kete fundjave. Kjo eshte hera e pare qe kater udheheqesit evropian diskutojne per krizen ne Eurozone pas disa muajsh dhe nisur nga deklarimet e sotme, duket se bisedimet do te jene shume te veshtira per arritjen e nje qendrimi unik.
Top Channel