Beyonce po largohet nga titulli Diva

17/05/2012 00:00

Duket se Beyonce, qëkur është bërë nënë, po shfaqet gjithnjë e më tepër
larg të qenurit Diva. Artistja preferon shumë pamjen natyrale dhe ka
pozuar me një look shumë të thjeshtë në ‘backstage-n’ pas shfaqjes se
“Ghost”, në Broadway.

Beyonce kishte vendosur vetëm pak shkëlqyes në buzë duke dhuruar një buzëqeshje rrëzëllitëse, ndërkohë që nuk kishte asnjë grimë tjetër make-up-i.

Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje ‘casual’, me një këmishë me viza vertikale bardhë e zi dhe me një palë pantallona të shkurtra, ndërsa flokët i kishte mbledhur pas.

30-vjeçarja e shijoi shumë shfaqjen dhe pozoi gjithë qejf për fotografët, pavarësisht se pamja e saj nuk ishte super e kuruar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA