Armët bërthamore

17/05/2012 01:55

Zakonisht, zëri i Shteteve të Bashkuara është ai që dëgjohet më fort kur flitet për nevojën e frenimit të ambicjeve bërthamore të vendeve të tjera.

Por këtë herë në shënjestrën e organizatës pro-kontrollit të armëve të shkatërrimit në masë, global zero, është kthyer vetë arsenali amerikan i armëve bërthamore.

Pjesëmarrësit në një konference të organizuar prej saj kanë publikuar një raport ku Uashingtonit i kërkohet reduktimi i mbushjeve bërthamore nga 5.000 që ka aktualisht, në 900, apo e thënë ndryshe,  80% e gjithë totalit. Përpos kësaj pretendohet edhe eleminimi i të gjitha raketave balistike ndërkontinentale të afta të bartin mbushje nukleare.

Raporti kërkon mundësisht disponimin e një arsenali me mbushje që mund të lëshohen prej nëndetëseve ose prej avionëve me rreze të gjatë veprimi. Në takimin e kryesuar nga gjenerali në pension James Cartëright, ish-zëvendës shef shtabi i ushtrisë amerikane, ekspertët thanë se situata e tanishme bërthamore e SHBA-së është pjesë e një mentaliteti të vjetëruar të periudhës së Luftës së Ftohtë, që nuk trajton kërcënimet e shekullit 21.

Ashtu si Shtetet e Bashkuara, edhe Rusia ka të njëjtën sasi armësh bërthamore, 5.000, të zhvendosura apo rezervë. Të dy vendet janë në rrugën e reduktimit të kokave bërthamore strategjike në 1.550 deri në 2018-ën, sic e kërkon traktati i ri Start.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA