Winehouse, xheloze për Adele

16/05/2012 18:00

Amy Winehouse ndihej xheloze për suksesin e Adele, të cilën e shihte si rivalen e saj kryesore, deklaroi miku dhe producenti i këngëtares së ndjerë, Mark Ronson.

Në një intervistë për një revistë rozë, Ronson, i cili ka prodhuar shumë prej këngëve të Winehouse, deklaroi se ajo ndihej “në ankth”, nga ritmi i shpejtë i suksesit që po korrte Adele në skenën ndërkombëtare.

Ai zbuloi gjithashtu se suksesi i rivales britanike kishte inkurajuar Winehouse që të rikthehej të punonte për një album të ri, i cili do të niste të realizohej pak pas vdekjes së saj aksidentale pothuajse një vit më parë.

”Kaluam pak kohë përpara vdekjes së saj, por mjaftueshëm për të kuptuar tensionin dhe gjendjen e keqe në të cilën ishte Amy. Vetëm Zoti e di arsyen e vërtetë, por në lidhje me Adele, ajo ishte shumë e tensionuar. E pëlqente muzikën e saj, por njëkohësisht, suksesi që po arrinte në një kohë aq të shkurtët e bënte Winehouse të ndihej e zhgënjyer dhe e vendosur nën një konkurrencë tejet të ashpër”.

Amy dhe Adele frekuentuan të dyja të njëjtën shkollë, kolegjin e Croydon në Londrën Jugore, por nuk ishin studente në të njëjtën kohë.

Sipas Ronson, Winehouse ishte bërë më parë xheloze edhe për suksesin e Jessie J dhe Leona Lewis. Këngëtarja u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare, në korrik 2011, si pasojë e një mbidoze alkooli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA