Ulen dënimet për vrasësit e taksistit

16/05/2012 00:00

Gjykata e Korçës ka zbutur dënimet për anëtarët e një bande të rinjsh që
u gjetën fajtorë për vrasjen e taksistit Fredi Talelli në vitin 2010.

Elkjero Revani dhe Ernest Xhaçka, autorët kryesorë të krimit, si dhe bashkëpunëtorët e tyre, Domeniko Kumria e Kastriot Papleka, u dënuan me 41 vjet burg gjithsej, ndërsa Amarildo Selmani dhe Jurgen Zeqaj, që akuzohen për fshehje të krimit, janë liruar me kusht.

Prokuroria kërkoi burgim përjetë për Elkjero Revanin dhe 43 vite burg për 5 të pandehurit e tjerë, por gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar dhe zbuti dënimet. Kjo irritoi familjarët e taksistit të vrarë, që thanë se do të bëjnë vetëgjyqësi. Procesi gjyqësor për bandën u rikthye në Shkallën e Parë, pasi gjyqi i parë u konsiderua jo i rregullt nga Gjykata e Apelit e Korçës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta