Pas dy muajsh do të mbushë 50 vjeç, por Tom Cruise duket pothuajse po ai që fitoi famë falë interpretimit në filmin ‘Top Gun’ të vitit 1986.
Mund të mendohet fare lehtë se aktori ka kryer operacione plastike për të ruajtur rininë, por Cruise i ka hedhur poshtë këto zëra në një intervistë për revistën ‘Playboy’.
“Nuk kam kryer asnjë operacion plastik dhe kurrë nuk do bëja diçka të tillë për tu dukur i ri. Unë thjesht stërvitem dhe rri me familjen”, deklaroi Cruise, i cili përfitoi nga rasti për të folur edhe për dashurinë që ndjen për bashkëshorten Katie Holmes.
“Ajo është një femër e jashtëzakonshme dhe këtë e kupton po kalove 5 minuta pranë saj. Jam i lumtur dhe kam qenë kështu që në momentin e parë që e takova bashkëshorten time”, theksoi protagonisti i ‘Top Gun’.
Cifti është martuar në vitin 2006 dhe kanë një vajzë 6-vjeçare së bashku.
Top Channel