Obama “tallet” me Beckham

16/05/2012 03:30

U mendua se do ishte thjesht një falenderim për fitimin e kampionatit të futbollit në SHBA, por vizita e David Beckham në Shtëpinë e Bardhë u kthye në një komedi të papritur nga Presidenti Barak Obama.

Presidenti i SHBA-ve filloi të verë në lojë Beckham duke i thënë se në moshën 37-vjecare gjysma e shokëve të ekipit mund të kishin qënë fëmijët e tij.

Obama e ngacmoi yllin e futbollit edhe në lidhje me karrierën e tij si model.

Për të shkaktuar të qeshura Obama tha: “Ai është mjaft  i ashpër. Kjo është një gjë e rrallë se si një njeri që mund të jetë kaq i ashpër në fushën e lojës të ketë gjithashtu edhe linjën e vet të të brëndshmeve”.


Beckham dhe ekipi i tij LA Galaxy ishin të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë për të marrë urimet për fitimin e kampionatin Major League Soccer këtë sezon.

Obama u afrua për një foto me ekipin duke qëndruar në krah të Beckham ndërsa mbante një fanellë të ekipit me emrin e tij mbi të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA