Korçë, detonatori vret 61-vjeçarin

16/05/2012 00:00

Një 61-vjeçar humbi jetën të mërkurën pas shpërthimit të një detonatori
ndërsa punonte në një gurore në fshatin Symiz të Korçës.

Viktima eshte Maksim Kodra banues ne fshatin Kolanec-Korce. Pas demtimit nga shperthimi i detonatorit, 61-vjeçari u dergua me urgjence ne spital, por humbi jeten aty rreth ores 13.30.

Per kete ngjarje u ngrit grupi hetimor qe po punon per sqarimin e plote te rrethanave, si dhe dokumentimin ligjor te saj. Nderkohe jane shoqeruar ne komisariat pronaret e gurores. Sipas policise detonatori ishte per perdorim nga gurorja per hapjen e frontit te punes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB