Jennifer Aniston, e thjeshtë dhe e bukur

16/05/2012 09:50

Jemi mësuar që në sete fotografike të ndryshme VIP-at të dalin me shumë pak gjëra veshur për të tërhequr sa më shumë vëmendje, por Jennifer Aniston shfaqet e bukur edhe në një reklamë të thjeshtë uji mineral.

Bukuroshja e serialit ‘Friends’ ka bërë një reklamë bardhë e zi për Glaceau, imazhi i të cilit është që nga viti 2010.

Jennifer Aniston ka marrë yllin e saj në bulevardin e Hollivudit në shkurt të këtij viti.

Aktorja planifikon të martohet me të dashurin e saj, Justin Theroux, në ishujt grekë gjatë këtij viti.

Kështu pretendon revista “TMZ”, e cila ka arritur të zbulojë se midis destinacioneve që Aniston ka vizituar gjatë një vizite të realizuar së fundmi në Greqi, është edhe një hotel i njohur në Kretë, i cili ofron paketa të ndryshme martesash.

43-vjeçarja Aniston ka lidhje të forta me Greqinë, pasi atje është vendi ku babai i saj, John Aniston (emri i vërtetë i të cilit është Yannis ANastasakis), u lind. Vetë Jennifer ka jetuar një vit në vendin helen gjatë fëmijërisë.

Raporti midis Aniston dhe Theroux, 40-vjeçar, lindi gjatë xhirimeve të filmit “Ëanderlust”, në shtetin e Xhorxhias, në vitin 2010.

Në deklarata të mëparshme, aktorja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një martese me Theroux, por ka theksuar se nuk ka asnjë plan konkret as për martesë dhe as për fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA