Jay-Z: Vajza më pengon karrierën

16/05/2012 10:45

Jay-Z tregoi se kur erdhi në jetë vajza e tij e vogël mendoi që do të frymëzohej për të bërë muzikë, por ka ndodhur krejt e kundërta: e vetmja gjë që i pëlqen reperit të bëjë është të qëndrojë me vogëlushen Blue Ivy dhe me bashkëshorten Beyonce Knowles.

“Mendoja se do të isha më i frymëzuar për muzikën, por nuk është aspak kështu. Dua vetëm të kaloj kohë me vajzën dhe të mos bëj asgjë tjetër. Gjithsesi besoj se ndjenja për muzikën do më rikthehet shpejt”, deklaroi reperi për MTV.

Disa ditë pas lindjes së Blue Ivy, këngëtari amerikan lançoi këngën ‘Glory’ që i kushtohej vajzës së porsalindur.

Këtë javë Jay-Z lajmëroi edhe koncertin Made in America që do të zhvillohet në Filadelfia më 1 dhe 2 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA